Tech

Teksa Instagram është në ditët më të këqija, nuk mund të themi të njëjtën gjë për TikTok!

Së fundmi, TikTok po nxjerr burime të reja për të mbështetur mirëqenien e qindra miliona përdoruesve të tij, shumica e të cilëve janë adoleshentë dhe të rinj. Burimet përfshijnë udhëzues brenda aplikacionit që trajtojnë tema të tilla si “shenja të luftës”, “hapa për të krijuar një lidhje” dhe këshilla në lidhje me ushqimin dhe shqetësimet e trupit, me qëllim drejt ndihmës ndaj njerëzve që merren me çështje të shëndetit mendor.

Tara Wadhwa, drejtoresha e politikës së TikTok në SHBA tha se:

Ne jemi krenarë që platforma jonë është bërë një vend ku njerëzit mund të ndajnë përvojat e tyre personale me mirëqenien mendore, të gjejnë komunitet, të mbështesin njëri-tjetrin dhe ne e marrim shumë seriozisht përgjegjësinë tonë për ta mbajtur TikTok një hapësirë të sigurt për këto biseda të rëndësishme.

TikTok ka zhvilluar më tej ndërhyrjet e tij në motorët e kërkimit gjithashtu. Kërkoni fjalë ose fraza të tilla si “vetëvrasje” dhe do të takoheni me informacion për burimet mbështetëse lokale të cilat ofrojnë udhëzime në lidhje me opsionet e trajtimit.

Nëse vendosni të shihni rezultatet e kërkimit, në përgjithësi do të shihni përmbajtje mbështetëse ose edukative për vetëvrasjen, sesa përmbajtje potencialisht të rrezikshëm. Rikujtojmë, se ndërsa rrjeti social TikTok po merr kritika të mira, Instagram nga ana tjetër po krijon mënyra të reja për të dekurajuar përdoruesit që të fokusohen në pamjen fizike.

Kjo pasi “The Wall Street Journal” zbuloi se studiuesit e Facebook kanë gjetur vazhdimisht se platforma është toksike, sidomos për vajzat adoleshente. Gazeta raportoi se studiuesit në Facebook, i cili bleu Instagramin në 2012-ën, kanë kryer studime gjatë tre viteve të fundit se si aplikacioni ndikon në miliona përdorues të rinj.