Ka disa ditë tashmë që një prej lajmeve më kryesore të ditës është Zayn Malik i cili është akuzuar se ka goditur vjehrrën e tij, Yolanda Hadid. Pas të gjithë ngjarjes së bujshme brenda familjes së modeles së famshme, komentet në lidhje me këtë u bënë të panumërta.
Kjo është konfirmuar nga disa burime shumë pranë familjes dhe janë shprehur për gazetën e njohur “TMZ”. Gjithashtu është pohuar se Yolanda po e mendon shumë seriozisht çështjen dhe dëshironte ta denonconte Zayn në polici.
Tashmë mësohet se Zayn Malik është zotuar të bëjë gjithçka që mundet për të shmangur një betejë ligjore për kujdestarinë e vajzës së tij me Gigi Hadid, pasi ai thuhet se ka goditur nënën e saj. Zayn, në një deklaratë, nuk e ka mohuar që ka ndodhur një përplasje mes tyre, por as nuk pohon e as nuk mohon të ketë qenë fizike.

Ish anëtari i One Direction, 28 vjeç, thuhet se është ‘thellësisht i shqetësuar’ për të ardhmen e familjes së tij pas mosmarrëveshjes, ndërsa thuhet se planifikon të ‘luftojë’ për të shmangur një betejë ligjore për kujdestarinë mbi Khai. Ai kërkon që të paktën, për vajzën, të mos ketë mosmarrëveshje me Gigi-n. Një bashkëpunëtor i Zayn në Los Angeles tha për The Mirror se:
Gigi dhe ai janë duke bashkëprindëruar për Khai-n. Më ka thënë se do të luftojë me çdo grimcë të trupit të tij.
Më në fund Gigi Hadid ka thyer heshtjen e saj pasi u raportua se ajo është ndarë nga i dashuri i saj Zayn Malik, pas akuzave të nënës së saj Yolanda se ai e kishte goditur atë. Në një deklaratë një përfaqësues i modeles bukuroshe ka thënë për ‘E! News’ se:
Gigi është e fokusuar vetëm tek ajo që është më e mira për Khai-n. Ajo po kërkon privatësi gjatë kësaj kohe.