Celebrities Gossip Showbiz

Gigi Hadid zbuloi detaje rreth romancës me Bradley Cooper?

Gigi Hadid ka ngritur sërish dyshime për seriozitetin e lidhjes së saj me Bradley Cooper, pas një postimi të fundit në rrjetet sociale që nuk kaloi pa u vënë re nga fansat.

Modelja 31-vjeçare publikoi në Instagram Story një fotografi të bizhuterive që përdor çdo ditë, por ajo që mori gjithë vëmendjen ishte një varëse e personalizuar me inicialet “G” dhe “B”, të lidhura me një zemër në mes.

Krahas gjerdanit të artë, Hadid kishte vendosur edhe një varëse diamanti, ndërsa në foto shkroi: “me dashuri, faleminderit mbretëreshë @sheryllowejewelry”, duke etiketuar stilisten e bizhuterive nga Kalifornia që realizoi aksesorin.

Fansat e interpretuan menjëherë detajin si një dedikim të ëmbël për Bradley Cooper, duke e parë si një sinjal të qartë se marrëdhënia e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze.

Romanca mes dyshes ka qenë në qendër të mediave prej afro tre vitesh, edhe pse ata kanë zgjedhur ta mbajnë larg vëmendjes publike pjesën më të madhe të raportit të tyre.

Së fundmi, çifti bëri edhe debutimin e tyre në Met Gala, ku Gigi iu bashkua aktorit brenda eventit, edhe pse nuk parakaloi në tapetin e kuq.

Në një intervistë të fundit për “Vogue”, Hadid foli me shumë dashuri për aktorin e Limitless, duke e quajtur atë “vendin e saj të lumtur”, një shprehje që, sipas saj, lidhet edhe me vajzën e saj Khai, të cilën e ndan me ish-partnerin Zayn Malik.

Mediat e huaja raportojnë gjithashtu se dyshja kanë bashkuar familjet e tyre, ndërsa vajza e Bradley Cooper dhe Khai janë parë shpesh duke kaluar kohë së bashku gjatë daljeve familjare të çiftit.