Celebrities Gossip Showbiz

“Mos më bllokoni rrugën!” Zayn Malik thyen heshtjen pas videos virale që tronditi fansat!

Zayn Malik ka reaguar publikisht pas videos virale që pushtoi rrjetet sociale, ku ai shihej në një debat të tensionuar jashtë një hoteli, teksa përpiqej të largohej me makinën e tij.

Pamjet shkaktuan menjëherë reagime të shumta në internet, pasi fillimisht u pretendua se këngëtari ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj fansave të tij.

Në video, Zayn dëgjohej duke thënë “largohuni nga rruga ime”, ndërsa ai dhe një pjesëtar i sigurisë përpiqeshin të hapnin derën e automjetit mes turmës së mbledhur pranë hyrjes së hotelit.

Pas shpërthimit të polemikave, artisti vendosi të japë versionin e tij të ngjarjes përmes rrjeteve sociale. Ai mohoi kategorikisht se personat me të cilët pati përplasje ishin fansa.

Sipas Zayn, bëhej fjalë për disa burra që kishin bllokuar atë dhe ekipin e tij të sigurisë për rreth 10 minuta, duke e penguar të largohej.

Fansat e mi janë gjithmonë të respektueshëm dhe fantastikë. Problemi ishte me disa burra të rritur që po na pengonin të largoheshim

-u shpreh këngëtari.

Ai shkoi edhe më tej, duke i cilësuar personat në fjalë si përndjekës që ndjekin vazhdimisht figura publike për të filmuar video dhe për të krijuar përmbajtje virale në internet.

Pas reagimit të tij, shumë ndjekës dolën në mbështetje të artistit, duke argumentuar se situata dukej stresuese dhe se edhe personazhet publikë kanë të drejtë për privatësi dhe siguri.

Incidenti vjen vetëm pak kohë pasi Zayn anuloi disa koncerte për shkak të problemeve shëndetësore dhe një shtrimi misterioz në spital.

Së fundmi, ai është rikthyer në skenë me performanca të njëpasnjëshme në The O2 Arena në Londër.