Film & Tv Gossip

“The Simpsons” parashikon të ardhmen e botës!

Simpsons ka më shumë se tre dekada që ka dalë në transmetim dhe gjatë kësaj kohe, familja e famshme ka parashikuar ngjarje të spikatura dhe ndonjëherë katastrofike që kanë ndodhur në botën reale. Por çfarë ka rezervuar The Simpsons për të ardhmen tonë? SHBA ka për herë të parë një Presidente femër. Në një episod, një nga personazhet, Lisa, bëhet presidente e SHBA-ve duke hyrë në histori si e para grua në këtë pozicion.

Kjo gjë nuk ka ndodhur ende pasi kur Hillaty Clinton garoi kundër Donald Trump shumë prisnin që ajo të fitonte, edhe për shkak të këtij episodi, megjithatë nuk ndodhi. Amerika duket se duhet të presë dhe pak për të patur një grua në krye. “Big Ban” në Londër me orë digjitale. Monumenti më i rëndësishëm dhe më i njohur i Londrës është padyshim ora “Big Ben”. Deri më tani ajo është një orë tradicionale, por duket se e ardhmja rezervon tjetër gjë. A do kthehet ajo në një orë digjitale? Mbetet për t’u parë nëse ky parashikim i Simpson do te vërtetohet.

Kolonizimi i planetit Mars. Në një episood, shihet se si familaj Simpsons udhëton me anije koszmike drejt Marsit, duke jetuar atje. Ndoshta kjo do të jetë e ardhmja e njerëzimit, duke parë dhe hapat e shpejtë me të cilat po ecen teknologjia dhe shkenca po ecën. Njëri nga njerëzit më të pasur dhe me më ndikim në botë, Elon Musk, tha pak kohe me parë se kompania e tij Space X do të bëjë dërgimin e njërëzve në planetin e kuq. Këtë gjë po e planifikon tanimë për një kohë të gjatë, Musk, i cili thotë se Space X do të zbarkojë njerëzit në Mars në 10 vitet e ardhshme.