Celebrities Gossip

“Ti je aq sa ndihesh”, Mbretëresha Elizabeth refuzon të plaket…

Mbretëresha Elizabeth refuzoi çmimin e rrallë me shumë mirësjellje dhe vendosmëri njëkohësisht, pasi besonte se nuk i plotësonte të gjitha kushtet e nevojshme. Bëhet fjalë për çmimin “The Oldie of the Year”, dhe 95-vjeçarja e refuzoi atë me argumentin se secili është aq sa ndihet.

Queen Elizabeth II

Autori Gyles Brandreth, kryetari i çmimeve, i shkruajti sekretarit të saj privat, Edward Young, për ta pyetur nëse Elizabeth do e pranonte këtë çmim. Por, në një letër të botuar në numrin e nëntorit të revistës, ndihmësi i sekretarit të saj privat, Tom Laing-Baker, është shprehur si më poshtë.

Madhëria e saj beson se ti je aq i vjetër në moshë sa ndihesh, ndaj dhe Elizabeth nuk mendon se i plotëson të gjitha kushtet për të qenë në gjendje të pranojë çmimin dhe ajo shpreson se do të gjendet një marrës më i denjë.

Ndërsa “Platinum Jubilee” i vitit të ardhshëm sa vjen e po afrohet, Mbretëresha ka qenë në formë të shkëlqyer muajt e fundit, duke takuar udhëheqësit botërorë, duke marrë pjesë në gara dhe duke sfiduar moshën në çdo formë të mundshme. Edhe pse ajo është vënë re dy herë të ecë me ndihmën e një shkopi mbështetës gjatë kohëve të fundit, duket se Mbretëresha refuzon ta pranojë plakjen dhe rritjen e moshës, dhe ndihet sikur nuk e meriton këtë çmim.

Queen Elizabeth II has been seen using a walking stick