Bota Botë e Çuditshme

TikTok-ersja dënohet me dy vite burg, hëngri mish derri dhe përmendi Zotin!

Një gjykatë në Indonezi ka dënuar një grua me dy vjet burg pasi postoi në TikTok një video duke thënë një frazë islamike para se të konsumonte mish derri. Lina Lutfiawati u shpall fajtore për “nxitje të urrejtjes” kundër individëve dhe grupeve fetare. 33-vjeçarja gjithashtu ka marrë një gjobë prej 16,245 dollarësh dhe afati i saj i burgut mund të zgjatet me tre muaj nëse ajo nuk paguan.

Lina Lutfiawati e cila ka më shumë se dy milionë ndjekës në rrjetin social TikTok, drejton gjithashtu një biznes në Indi. Në mars, ajo postoi një video ku tha ‘Bismillah”, një frazë arabe që do të thotë “në emër të Zotit”, përpara se të hante mishin e derrit.

Në atë kohë, ajo po udhëtonte në Bali, vendi i cili ka një popullsi shumicë hindu. Lutfiawati tha se e provoi mishin e derrit për kuriozitet. Videoja mori miliona shikime dhe u kritikua gjerësisht nga indonezianët të cilët e raportuan në polici. Policia e akuzoi 33-vjeçaren për nxitje të urrejtjes, duke thënë se ishte një akt armiqësie mbi etninë, fenë dhe racën.