Showbiz

Tristan Thompson tradhëton sërish, këtë herë me miken e familjes Kardashian

Pak orë më parë “TMZ” ka raportuar se Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë ndarë përfundimisht dhe kjo falë një tjetër skandali të bërë nga basketbollisti tradhëtar.

Një llogari në Instagram e quajtur “Hollywood Unlocked” ka publikuar një video ku thuhet se Tristan është parë duke u puthur në një festë me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Kjo e fundit ka qenë një mike e mirë për të gjitha motrat e klanit Kardashian-Jenner për gati 10 vite. Ajo e Kylie janë të pandara dhe çdo ditë në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Lajmi shokues menjëherë ka marrë dhenë dhe është konfirmuar nga Khloe Kardashian nëpërmjet komentit të saj në vieon e shpërndarë, gjithashtu edhe nga njerëz të tjerë që ishin të pranishëm në këtë festë.

Ndarja e Khloe dhe Tristan këtë herë është përfundimtare ndërsa sa i përket Jordyn ajo ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë për çfarë ka ndodhur.

Duket se në familjen e tyre nuk ka patur vetëm një tradhëtar. Se çfarë do të ndodhë me shoqërinë e Kylie dhe Jordan kjo mbetet ende për tu zbuluar.