Gossip Showbiz

Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron! Tristan Thompson lëshon “bombën” e rradhës!

Së fundmi në mediat rozë po përhapet me shpejtësi lajmi se Tristan Thompson ka tradhtuar sërish Khloe Kardashian. Një 23-vjeçare e quajtur, Sydney Chase, pretendon se ka shkuar me Tristan Thompson dhe se për herë të fundit ka kontaktuar me futbollistin pas 3-vjetorit të vajzës së tij, True.

23-vjeçarja ka shpjeguar situatën me detaje në një video të publikuar në TikTok:

Ai më tha se nuk ishte më në një lidhje, kështu që thashë në rregull. Ne biseduam, jemi shoqëruar shumë herë, kemi dalë së bashku. Ndodhi dhe pastaj zbulova se ai nuk ishte beqar dhe e ndava. Në këtë intervistë, mu bë një pyetje nga mikesha ime Hayden, që unë iu përgjigja me sinqeritet. Megjithatë zbulova një informacion personal për Tristan, për të cilën kërkoj falje, sepse nuk duhej ta kisha bërë këtë gjë.

Kemi pasur një lidhje në të shkuarën, më pas unë zbulova se ai ishte në një lidhje dhe i dhashë fund gjërave. Në këtë intervistë, gjërat u ngatërruan teksa ne ishim duke pirë. Ne jemi takuar për herë të parë në 11 nëntor dhe atëherë nisi gjithçka. Dhe hera e fundit që ne kemi pasur kontakt ishte dita pas ditëlindjes se vajzës së tij, sapo ai u rikthye në shtëpi nga Bostoni.

 

Thuhet se ata të dy kanë kryer edhe marrëdhënie bashkë, por Tristan nuk ka reaguar ende në lidhje me këto akuza kaq të forta. Kjo nuk është hera e parë që Tristan tradhton Khloe-n. Para se ajo të sillte në jetë vajzën e tyre, në media u bë publik skandali i tradhtisë së Tristan Thompson me Jordyn Woods.