Celebrities Gossip Showbiz

Vajza e tyre bëhet “strumbullari”, çifti Beckham rrezikon burgun?!

Familja Beckham i shijoi më së miri pushimet në Florida dhe paparacët nuk kanë munguar. Ata kanë fotografuar vajzën 11-vjeçare të çiftit, Harper Beckham me një jet-ski në ishullin Key Biscayne. Mirëpo qejfi që Harper bëri me jet-ski mund t’i fusë prindërit e saj David dhe Victoria në probleme. Ligjet e shtetit ndalojnë këdo nën 14 vjeç të ngasin një jet-ski dhe dënimi paguhet me një gjobë ose 12 muaj burg.

Harper, e cila kishte veshur një jelek shpëtimi të zi, shoqërohej nga një grua e panjohur më e madhe se ajo. Në këtë moment, prindërit e saj ishin në jahtin e tyre duke shijuar pije me djalin e tyre Romeo, 19 vjeç. Pak më vonë, i njëjti jet-ski u përmbys me katër persona në bord. Një agjenci lokale për mbrojtjen e ujit e quajti çiftin ‘të pamatur’ për lejimin e vajzës së tyre të vogël të drejtonte jet-ski. Një zëdhënës i Komisionit për Ruajtjen e Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Florida tha:

Është e pamatur të lejosh me vetëdije një fëmijë të mitur të ngasë një jet-ski në një rrugë ujore publike. Është shumë e thjeshtë, ligji e ndalon.

David Beckham së fundmi është ndjerë i kërcënuar dhe i frikësuar për sigurinë e familjes së tij pasi një grua e dyshuar, e cila beson se ajo është nëna e vajzës së tij Harper, u shfaq në shkollën e vajzës së tyre. Sharon Bell thuhet se është nën besimin deluzional se ajo ishte në një lidhje me ish-futbollistin e Manchester United dhe Anglisë, se ai dhe gruaja Victoria Beckham i vodhën vezët e saj dhe se vajza e tyre 10-vjeçare është fëmija i saj.