Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Lifestyle

Vajza, mendjen këtu! Mësoni se për çfarë gënjejnë meshkujt më shumë në takimin e parë me ju!

Jo gjithmonë njerëzit priren të jenë të sinqertë, sidomos me ata persona që i takojnë për herë të parë në jetë. Disa anë të karakterit ekspozohen më shumë se anët e errëta dhe kjo është e pranueshme sidomos kur po del në takimin e parë me një femër dhe krahas interesit të hapur që i shfaq asaj, do të tregosh të vërtetat e tua si asnjëherë më parë.

Por, sipas një studimi të fundit, në një sondazh ku morën pjesë plot 1300 meshkuj, ata befasisht zbuluan gjënë për të cilën gënjejnë më shumë kur dalin për herë të parë në një takim me një femër që u pëlqen. Sondazhi i ‘BodyLogicMD’ zbulon një seri gjërash për të cilat burrat dhe gratë gënjejnë masivisht kur dalin në një takim, por është një gjë që kryeson ndër të tjera: numri i partnerëve seksual.

Studiuesit thonë se dëshira për të rritur potencialisht numrin e partnerëve, bëhet që të duken sa më romantik në sytë e vajzës që kanë interes, dukshëm që ata të mos duken pa përvojë në jetën seksuale. Ky është elementi që kryeson listën. Por, veçmas tij, mësoni edhe nëntë gjërat e tjera për të cilat meshkujt gënjejnë më shumë në takimin e tyre të parë me një femër:

1.Numri i partnerëve seksual 44.6%

2.Të ardhurat – 37.5%

3.Kushtet e jetesës – 30.4%

4.Hobitë – 26.8%

5.Profesioni – 25.0%

6.Statusi i marrëdhënieve – 21.4%

7.Niveli i arsimit – 14.3%

8.Pesha – 12.5%

9.Gjatësia – 7.1%

10.Emri – 5.4%

Sondazhi gjithashtu tregon se pothuajse tre nga katër meshkuj gënjejnë për diçka, gjë që vetëm i inkurajon ata drejt pandershmërisë. Edhe pse ne jemi qenie që kërkojmë shpjegime me fjalë, kjo nuk është gjithmonë një parakusht për të marrë informacionin që duam ose kemi nevojë.

Duke i kushtuar vëmendje asaj që thonë gjestet, lëvizjet dhe gjuha e trupit të njerëzve të tjerë në përgjithësi, ne mund të plotësojmë informacionin e folur, ta hedhim poshtë atë, apo edhe të marrim më shumë të dhëna sesa ato që jepen.

Qeniet njerëzore janë një botë e tërë për veten e tyre dhe për këtë arsye kanë një gamë të gjerë mënyrash për të komunikuar dhe shprehur veten. Në këtë link zbuloni mënyra si një lloj gjuhe mund të kalojë pa u vënë re dhe që edhe pse nuk është një shkencë e saktë, mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë njerëzit me të cilët lidheni.