Celebrities Health & Beauty Lifestyle Showbiz

“Vera është gjithashtu e jona”, Top Albania Radio ka një mesazh për ju!

Duke marrë shkas nga nisma e Ministrisë së Barazisë së Spanjës që ka nisur një fushatë kreative verore që inkurajon gratë e të gjitha formave dhe madhësive të dalin në plazh me sloganin “Vera është gjithashtu e jona”, TAR vjen me fushatën e vetë.

Në epokën digjitale, ku nuk është e domosdoshme mbledhja dhe pozimi i vajzave dhe grave më në zë të momentit për t’u fotografuar për këtë fushatë fuqiplotë, Top Albania Radio ka mbledhur disa nga imazhet më virale të vajzave dhe grave të showbiz-it shqiptar, me një mesazh të vetëm “Vera është e jona”.

Vajza dhe gra të moshave, profesioneve dhe përkrahëse të ideve të ndryshme “pozojnë” për të promovuar barazinë. Disa me lëkurë më të errët, disa më të çelët, disa me shenja në lëkurë e disa totalisht me shkëlqim, me rroba banjo ndryshe, poza ndryshe, pjesë të ndryshme të trupit të ekspozuara, disa nëna, e disa tashmë shtatzënë, këto vajza janë padyshim të bukura, të gjitha në mënyrën e tyre.

Me qëllimin e vetëm për të promovuar barazinë, lirinë dhe të drejtën primare për të jetuar pa u gjykuar nga askush, këto vajza e duan trupin e tyre dhe nuk kanë frikë të shfaqen perfekte me imperfeksionet e tyre!