Showbiz

Viktimat e Harvey Weinstein do të dëmshpërblehen me 19 milionë dollarë

Ai është dënuar tashmë me 23 vjet burg për përdhunim dhe ngacmime seksuale pasi nën emrin e tij u ngritën dhjetra akuza nga vajza dhe gra.

Tashmë, juristët e ish-shefit të “Miramax” u pajtuan me prokurorinë e New York-ut, duke rënë dakort për një fond prej 19 milionë dollarësh që do t’i shpërdahen viktimave të ish-regjisorit sipas dëmit që i’u është bërë.

Një pjesë e parave do t’i shkojnë edhe ish-punonjësve të kompanisë së Weinstein që kanë punuar dhe jetuar në një vend armiqësor të punës, janë ngacmuar dhe dhunuar seksualisht.