Celebrities Design Gossip Showbiz

Vila ku Amber Heard i preu gishtin Johnny Dep del në shitje!

Vila luksoze, ku aktorit Johnny Depp iu pre gishti pas një sherri me ish-bashkëshorten e tij Amber Heard, ka dalë në shitje. Prona në Australi, që ka 10 dhoma gjumi dhe 10 tualete, mendohet se do të blihet për jo më pak se 40 milionë dollarë. Në vitin 2015, Heard i hodhi disa shishe vodka 58-vjeçarit dhe njëra prej tyre i preu gishtin.

Në seancën gjyqësore, aktori e shpjegoi kështu atë episod:

Ishim në një shtëpi të madhe në Australi dhe unë jam kyçur në 9 dhoma gjatë asaj dite, sepse sherri vazhdoi gjatë gjithë ditës. Ajo i binte dyerve me grusht, donte konfrontim fizik. Një moment, kur ishte larguar nga dera, unë dola dhe shkova te bari. Mora një shishe vodka dhe piva disa gota, hera e parë që pija alkool pas shumë vitesh. Kur më pa, nisi të më bërtiste pse nisa të pija prapë. Kapi shishen e vodkës dhe ma hodhi. Më kaloi shumë pranë kokës. Unë qëndrova i qetë dhe mbusha një gotë tjetër nga një shishe tjetër.

E mori edhe atë shishe dhe ma hodhi mua. Unë u struka pas barit, por shishja më kapi në dorë. Në fillim nuk ndjeva fare dhembje, por si nxehtësi. Kur pashë dorën, maja e gishtit më kishte ikur dhe unë shikoja vetëm kockën. Aty e humba fare dhe mbaj mend që shkruaja me gjakun e gishtit nëpër mure të gjitha gënjeshtrat që ajo më kishte thënë.

Ndërkaq, një psikologe që vlerësoi aktoren Amber Heard dhe u punësua nga ekipi ligjor i Johnny Depp ka dëshmuar se aktorja tregoi shenja të çrregullimeve të personalitetit, por jo çrregullim stresi post-traumatik (PTSD). Juristëve nga ana tjetër në gjyqin për shpifje të Johnny Depp iu shfaqën disa mesazhe tronditëse së fundmi, në të cilat aktori përdorte gjuhë të dhunshme dhe të turpshme ku diskutonte dhe përdorimin e drogës dhe alkoolit.

Sjellim në vëmendje se audienca dhe fansat tanimë janë të ndarë në dy kahe. Megjithatë më të shumtë janë ata që mbështesin aktorin Johnny Depp. Pas dëshimve tronditëse të të dyve në seancat e gjyqit, rrjeti vloi me komente duke i dhënë të drejtë Depp dhe duke hedhur poshtë Heard.