Celebrities Showbiz

Johnny Depp mbështetet nga fansat, pas provave në seancën e fundit ai del i abuzuari!

Vazhdon gjyqi famëkeq mes Johnny Depp dhe Amber Heard. Depp ishte i pranishëm për të tretën ditë radhazi në një sallë gjyqi në Fairfax, Va., ndërsa gjyqi i tij kundër ish-bashkëshortes Amber Heard vazhdoi. Depp pretendon se Heard gënjeu kur e akuzoi se ai e goditi atë dhe po kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim për dëmin që i shkaktoi karrierës së tij.

Thënë kjo, audienca dhe fansat janë të ndarë në dy kahe. Megjithatë më të shumtë janë ata që mbështesin aktorin Johnny Depp. Pas dëshimve tronditëse të të dyve në seancat e gjyqit, rrjeti vloi me komente duke i dhënë të drejtë Depp dhe duke hedhur poshtë Heard.

Disa nga fansat e aktorit madje kanë akuzuar Amber se ka kopjuar veshjet e sallës së gjyqit të Johnny Depp, pasi shikuesit dallojnë ngjashmëri të shumta midis kombinimeve të tyre, madje edhe modeleve të flokëve. Çdo aspekt i gjyqit është mbuluar shumë nga mediat dhe është analizuar çdo detaj nga mijëra fansa në mbarë botën, duke përfshirë atë që kanë veshur dy yjet çdo ditë. Disa njerëz janë të bindur se Heard po zgjedh qëllimisht veshje që duken të ngjashme me ato që Depp ka veshur më parë gjatë gjyqit, në një përpjekje për të ‘luajtur lojëra mendore’ ndaj tij.

A do të thotë dikush pse Amber po imiton veshjet e Johnny çdo ditë? Kjo grua është e sëmurë mendore.

Amber Heard po luan lojëra mendore me Johnny Depp duke kopjuar veshjet e tij në gjykatë.

Amber Heard ndalo së ardhuri në gjykatë e veshur sikur do të sfidosh Johnny Depp, psikopate. Nuk është çudi që ajo shpenzon kaq shumë kohë duke e parë atë, ajo është duke vendosur se si do ta imitojë atë nesër.

Nisur nga videot e postuara tashmë nga disa pjesë nga gjyqi i tyre, fansat kanë bërë krahasimin mes të dyve. Ata kanë bërë diferencën e qendrimit të dy aktorëve për të dalë në një konkluzion. Fansat e Depp janë të bindur se i abuzuari në gjithë këtë mes është pikërisht ai.

Vetëm që të gjithë ta dini, se Johnny Depp është në gjykatë duke dëshmuar kundër abuzueses që i shkatërroi jetën… media ishte e përfshirë në gjithë historinë kur ai u etiketua si dhunues, por që atëherë e kanë harruar atë tani që ai është viktimë. Drejtësi për Johnny Depp.

Tani po zbulohet e vërteta dhe do të ketë drejtësi.

Duket qartë nga qendrimi i tij se sa i thyer emocionalisht ky burrë është dhe fakti që ai po shpjegon sërish se si është abuzuar nga kjo grua dhe familja e tij, është diçka e sëmurë. Ai nuk e meriton këtë.

Më vjen shumë keq për Johnny-n që po rikujton dhe njëherë të gjitha këto momente të tmerrshme…