Showbiz

Viti i Ri nis me telashe për Nicki Minaj!

Reperja e njohur amerikane, Nicki Minaj është paditur nga një reper i ‘Queens’ për shkak të këngës së saj “Rich Sex”. Jawara Headley që njihet me emrin e tij të artit Brinx Billions kërkon prej Nicki-t më shumë se 200 milionë dollarë. Kjo pasi ai pretendon se ka shkruar një version të ngjashëm të këngës së reperes në vitin 2016 dhe Nicki ‘vodhi’ këngën e tij për në albumin e saj të vitit 2018, me titull “Queen”.

Ai ka paditur edhe ‘Universal Music Group’, ‘Young Money’ dhe ‘Cash Money’ dhe kërkon prej tyre 200 milionë dollarë dëmshpërblim. Në dokumentet e siguruara nga mediat e huaja, Brinx pretendon se Nicki i tha atij se do të ishte jashtëzakonisht e famshme si këngë dhe do të bëhej një hit global.

Headley pretendoi se ai duhet të merrej si i vetmi autor, krijues, kompozitor, tekstshkrues dhe producent i këngës. Ai gjithashtu pretendon se kënga e Nicki-t ka muzikë të ngjashme, nota muzikore, aranzhim muzikor dhe ritëm muzikor me krijimin e tij. Ende nuk dihet se çfarë vendimi do të merret. Ndërkaq, Nicki ende nuk ka reaguar rreth kësaj ngjarje.