Bota Sport

Vrasje nga pakujdesia?! Mjekët e Maradonës përfundojnë në gjyq!

Pas ndarjes nga jeta të Diego Armando Maradonës në vitin 2020, të shumta kanë qenë aludimet lidhur me shkaqet e vdekjes së tij.

Në ditët e fundit ngjarjet kanë marrë një tjetër kthesë, me prokurorët që po gjykojnë çështjen, të cilët kanë kërkuar gjykimin e 8 punonjësve të shëndetësisë që kujdeseshin për argjentinasin, me akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”.

Sipas asaj çka deklaron “Telam”, trupa hetuese mendon se mjekimi i pakujdesshëm i mjekëve, ka qenë një ndër shkaqet kryesore që ka çuar drejt vdekjes Maradonën.

Pritet të shihet se çfarë konkluzioni do të nxjerrin hetimet, dhe nëse do të zbardhet përfundimisht çështja e vdekjes së yllit argjentinas.

Maradona vdiq nëntorin e kaluar në moshën 60-vjeç pas një ataku kardiak pranë Buenos Aires. Prokurorët argjentinas filluan një hetim menjëherë pas vdekjes së tij, duke përfshirë një urdhër për të kërkuar pronën e mjekut të tij personal dhe një hetim të të tjerëve të përfshirë në kujdesin e tij.

Maradona luftoi me varësinë nga alkooli dhe droga për shumë vite, dhe në nëntor ai bëri një operacion në tru. Një bord mjekësor i caktuar nga Ministria e Drejtësisë u mblodh në mars për të analizuar pretendimet se anëtarët e ekipit shëndetësor të Maradonës nuk e trajtuan atë siç duhet.