Aktualitet

Vritet një person në Lezhë, Bled Lekstaka u qëllua teksa po futej në market!

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë pak çaste më parë.

Paraprakisht dyshohet se nga të shtënat me armë ka mbetur i vdekur një person, i identifikuar si Bled Lekstaka.

Viktima është 38 vjeç, baba i tre fëmijëve. Ai është vrarë nga persona ende të paidentifikuar teksa po futej në një market në Balldrem. Banorët kanë dëgjuar xhirime të forta të një automjeti në momentin që ndodhi ngjarja.

Ende nuk dihet nëse ishte atentat apo konflikt i çastit.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera.