Showbiz

Yjet e muzikës amerikane në një koncert në nder të Aretha Franklin

Jennifer Hudson, Celine Dion, Alicia Keys, John Legend, Kelly Klarkson dhe shumë artistë të tjerë vendosën të ishin pjesëmarrës në një koncert të veçantë kushtuar Aretha Franklin.

Mbretëresha e muzikës ‘soul’ ndërroi jetë në muajin gusht të vitit të kaluar dhe pak muaj më pas të gjithë dashamirësit e muzikës së saj janë mbledhur për të kujtuar kontributin që ajo ka dhënë në industrinë e muzikës.

Koncerti u transmetua mbrëmjen e kaluar në CBS dhe prezantuesi i saj Tyler Perry u shpreh se kjo ceremoni ishte një ndër më të veçantat që ai ka moderuar deri tani.

“Me një audiencë prej 5500 personash e vetmja gjë që do të doja ishte të mund të këndoja dhe të ngjitesha në skenë si të gjithë artistët e tjerë” ,-tha Perry për “Detroit Free Press”.