Celebrities Music Showbiz

Ylli Limani i kërkon falje Elvana Gjatës?

Ylli dhe Elvana bashkuan forcat dhe sollën bashkëpunimin e tyre të parë , që në fakt na surprizoi. Dyshja e hiteve nuk lançuan vetëm një, por dy projekte muzikore “E di” dhe “Marre”, të cilat u mirëpritën menjëherë nga publiku.

Gjatë xhirimeve të këngëve, Ylli Limani ka publikuar edhe disa video të prapaskenave ku ai shfaqet duke kënduar këngët e Elvanës në mënyrë qesharake. Në postimin e tij në Instagram bashkangjitur me tre video-t ai shkruan:

M’duhet mu bo ma serioz ne xhirime edhe mi lon njerzt rahat… më vjen keq.

 

Elvana Gjata ka qenë mjaft aktive gjatë këtij sezoni. Publikimi i albumit të saj u prit shumë mirë nga publiku. Jo vetëm kaq, por menjëherë pas albumit, këngëtarja erdhi me single-n “Loti”, e cila arriti të ketë plot 10 milion klikime në vetëm një muaj pas publikimit.

Ndërkohë kujtojmë që publikimi i fundit muzikor nga Ylli, i cili është dalluar gjithmonë për vokalin e tij është ‘A ki me rrejt”. Kënga ka tre muaj që është lançuar dhe ka afro 3 milion klikime.