Celebrities Gossip Showbiz

“Vajzat e Kosovës janë të mira deri sa hapin gojën…”, Nita Latifi flet për deklaratën e Bledi Manes!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Ish-banorja Nita Latifi ka folur për herë të parë pas daljes nga “Big Brother VIP”, teksa ka komentuar dhe një deklaratë të bujshme të Bledi Manes për vajzat e Kosovës. E ftuar në emisionin “E Diell”, Nita është shprehur tepër e zhgënjyer nga kjo deklaratë, teksa ka thënë se ajo nuk e njihte fare Bledin kur e takoi brenda shtëpisë së BBVIP. Ajo tha se martesa që u bë brenda shtëpisë ishte lojë dhe mes tyre nuk ka asgjë.

Se kam dit që i ka ofenduar femrat e Kosovës. Unë nuk e njihja atë më parë.  Bledi, ah more Bled. Unë nuk e dija çka thënë më parë, kush ishte. Pëlqimin për mua e kishte në kuadër të lojës. U afrua për muhabet, qasje për romancë. U zhgënjeva prej tij, për faktin që kishte dalë jashtë dhe kishte thënë po të pres. Ne nuk jemi asgjë. Në dasmë zgjodha dikë që kisha të afërt aty brenda po kaq. Po ta dija që i kishte sharë çikat e Kosovës…

Një nga opinionistët e këtij Big Brother, Zhaklin Lekatari ka dhënë një intervistë për emisionin “E Diell”, ku sqaroi edhe deklaratën e saj në lidhje me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin, për të bërë seks brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.