Celebrities Gossip Showbiz

“Një provokim për Kiarën…”, Zhaklin Lekatari sqaron deklaratën e saj për seks brenda shtëpisë së “BBV2”!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Një nga opinionistët e këtij Big Brother, Zhaklin Lekatari ka dhënë një intervistë për emisionin “E Diell”, ku sqaroi edhe deklaratën e saj në lidhje me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin, për të bërë seks brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kur thashë se dua seks, nuk thashë se dua seks në TV. Ishte një provokim për shkak të dinamikave që kishin ndodhur. Për arrogancën që po tregonte Kiara pasi rihyri në shtëpi, të binte në grackë bëra këtë deklaratë…

Një nga opinionistët e këtij Big Brother, Arbër Hajdari ka dhënë një intervistë për “E Diell”, ku ka folur për banorët e këtij edicioni të dytë dhe cili prej tyre ‘ia ka nxirë’ jetën.