Aktualitet

Vau i Dejës, plagoset pronari i servisit

Tre vëllezër janë autorët e dyshuar për plagosjen e biznesmenit në Vaun e Dejës. Të rinjtë nga Shkodra kishin çuar mjetin e tyre në servisin e 43-vjecarit dhe mosmarrëveshjet me të, kanë qenë fillesa e konfliktit. Policia e Shkodrës shpalli në kërkim 3 vëllezërit, të akuzuar për plagosje me dashje.