Në një postim në profilin zyrtar në Facebook, avokati Genc Gjokutaj shprehet se Artan Lame nuk ka ndërruar jetë, por është në koma cerebrale, në gjendje shumë të rëndë në Gjermani.
Lajmi i rremë i vdekjes së z.Artan Lame është një nga gjestet më antihumane dhe antietike i mediave të cilat e kanë shpërndarë sot(22.05) gjithë ditën!
Pavarësisht se koma cerebrale e konfirmuar është një gjendje shumë e rëndë ajo kurrsesi nuk mund të barazohet me vdekjen!
Vdekja si akt mund të konfirmohet vetëm nga stafi mjekësor përgjegjës për pacientin që ka në ndjekje dhe kujdes!
Ky është një akt i dënueshëm, i papërgjegjshëm, joprofesional dhe një fyerje për vetë z. Lame, familjarët dhe opinionin publik!
Media e vërtetë do të thotë raport i drejtë me të vërtetën!
Zotit Artan Lame i urojmë rikuperimin e shpejtë dhe të plotë shëndetësor me ndihmën e mjekëve dhe Zotit! G
Pavarësisht lajmit për vdekjen e Artan Lames, për të cilin pati reagime e drejtuesit më të lartë të shtetit shprehën ngushëllime, më vonë, burime pranë familjes thanë se zemra e tij është ende në punë me aparatura. Pas ndërhyrjes së vështirë kirurgjikale, mësohet se ka pësuar vdekje cerebrale.
Në orët në vijim priten të mësohen të tjera detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të Artan Lames.
Prej disa kohësh ndodhet në Mynih ku kishte shkuar për një ndërhyrje në zemër. Prej vitesh ka shfaqur shqetësime me zemrën.
Gjatë karrierës, Artan Lame ka mbajtur pozita të rëndësishme, përfshirë ato si zëvendësministër dhe drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.