Aktualitet

Vdekja e të riut në komisariat, dalin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore

Dalin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për 27 vjeçarin që humbi jetën në ambientet e komisariatit të policisë së Korçës. Bazuar në këto të dhëna konstatohet se në trupin e Enea Ftojt, nuk ka shenja dhune. Megjithatë pritet të kryhen dhe dy ekzaminime të tjera për të saktësuar përfundimisht shkakun e vdekjes. Familjarët e të riut pretendojnë se vdekja ka ardhur si pasojë e ushtrimit të dhunës nga efektivët në momentin e arrestimit në flagrancë për vjedhje.