Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të zhvillojë sot një dëgjesë me komunitetin e artistëve për çështjen e Teatrit Kombëtar. Bashkëbisedimi pritet të nisë pas rreth 30 minutash. Veliaj sqaroi se Bashkia është përfshirë në çështjen e ndërtimit të Teatrit të ri, si një nga pronaret e tokës pas godinës ekzistuese. Ndërkaq, artistët paralajmëruan se nëse deri nesër nuk ka një reagim do të ngujohen në ndërtesën e Teatrit Kombëtar për të mos lejuar shembjen.