Aktualitet

Veliaj në Itali, fton sipërmarrësit italianë të investojnë në Shqipëri

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuari i nderit në edicionin e 19 të Konventës së Sipërmarrësve të Ndërtimit të Italisë, e mbajtur në Napoli. Gjatë vizitës në Itali, kryebashkiaku Veliaj u prit në një takim edhe nga kryetari i Bashkisë së Napolit, Luigi de Magistris. Veliaj prezantoi ndryshimet që ka pësuar Tirana, dhe siguroi se vendi ynë ofron një sërë mundësish, duke ftuar kështu sipërmarrësit italianë të investojnë ne vendin tonë.