Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro janë në një bashkëbisedim me artistë që janë kundër dhe pro shembjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar. Në fjalën e tij, Veliaj shprehu bindjen se është zgjedhur formula më e mirë qoftë për artistët, qoftë për qytetin e Tiranës që do të marrin një dhuratë fantastike me teatrin e ri. Veliaj u shpreh se se sipas vlerësimeve, teatri i ri do të kushtojë rreth 30 milionë euro, një kosto tepër e lartë. Ndërkaq, pak para takimit me artistët, të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, FRPD tentuan tre herë ta qëllonin me vezë Erion Veliajn. Njëri prej tyre iu afrua Kryebashkiakut, por u largua nga shoqëruesit e tij, të cilëve iu kërkoi të mos e preknin me dorë. FRPD-ja proteston kundër prishjes së ndërtimeve të Teatrit Kombëtar.