Politikë

Video/ “Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?” Berisha publikon pamjet nga debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’

Sali Berisha ka publikuar një video nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku u diskutua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Në video shihet Gazment Bardhi duke iu drejtuar Niko Peleshit: Cakto datën e mbledhjes. Kur është mbledhja e radhës? Çfarë date/ Do ta thërrasim me 1/2 për të hënën. Nuk ju përgjigjet Rama në telefon, dhe shtyni mbledhjen. Turp.

Mbledhja e Këshillit të Imunitetit u zhvillua me dyer të mbyllura. Pavarësisht kërkesës së 5 deputetëve të PD për të qenë e hapur dhe të merrnin pjesë të gjithë deputetët e Kuvendit, SPAK përsëriti përballë tyre, se materialet në dosjen ndaj Ballukut, janë sekret hetimor e si të tilla duhen ruajtur me përgjegjësi vetëm nga anëtarët e Këshillit.

Të panjohur me dosjen që SPAK i dorëzoi kuvendit në një USB, Këshilli vendosi t’ia dorëzoi deputetëve materialet gati 10 mijë faqe, përfshirë avokatit të të pandehurës Belinda Balluku, Ardian Kalija që ishte i pranishëm në mbledhje pranë prokurorëve. Këtu nisi një debat i gjatë, për kohën që palëve do i duhej të njiheshin me këto akte.

“SPAK tha se 3 ditë kohë janë të mjaftueshme, maksimumi 5 ditë. 5 anëtarët e opozitës në këshill do thërrasin mbledhjen e këshillit të hënën, maksimumi të martën. PS thotë të mblidhet këshilli me 20 janar”, thotë Bardhi.

Pas 4 orë e gjysmë debat, dhe një pushimi 20 minuta, drejtuesi i Këshillit të Imunitetit, Niko Peleshi, u rikthye të mbyllte mbledhjen, pa një datë se kur do të thërritet seanca e ardhshme.

“Kryetari u kthye dhe tha se për datën do t’ju njoftojë një herë tjetër. Kuptova që, në këto 20 minuta, Rama nuk i ishte përgjigjur. Kuvendi po bëhet pengesë për drejtesine, po i jep kohë Ballukut të prishë provat”, tha Bardhi.

Në relacionin e SPAK drejtuar Kuvendit thuhet se ndaj Belinda Balluku është e pandehur për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, është në hetim për 7 lote të Unazës së Madhe në Tiranë, si dhe e dyshuar për 3 tenderë të tjerë, përfshirë koncensionin Thumanë-Kashar të Gener2.

Jashtë kryesisë, mbështetës së partisë Mundësia të Agron Shehaj, protestuan duke kërkuar dorëheqjen e numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku, bashkë me kryeministrin Edi Rama.Protestë që nga dritarja e zyrës së tij, deputeti socialist Erjon Braçe, e ironizoi kështu: “Protesta e frikshme e Gones, Tani t’i numërojmë pak… 91, kaq janë.”