Mijëra vizitorë po dynden drejt Nabana no Sato, festivalit më të madh të dritave në Japoni, i cili zhvillohet rreth katër orë larg Tokios. “Kopshti botanik” ndriçohet çdo dimër nga mbi 5.8 milionë drita LED, duke krijuar peizazhe magjike. Atraksioni kryesor është një rikrijim 35 metra i lartë i malit Fuji, i realizuar pas tre muajsh punë nga 20 teknikë. Pavarësisht temperaturave të ulëta, vizitorët mbushin çdo mbrëmje zonën për të përjetuar spektaklin e dritës. Për japonezët, kjo festë dimërore është mbi të gjitha një celebrim i bukurisë dhe mrekullisë.