Mijëra njerëz qëndruan në heshtje për 15 minuta në qytetin jugor të Nishit të shtunën, për të përkujtuar ata që humbën jetën në incidentin në stacionin hekurudhor, në një protestë të udhëhequr nga studentët, e cila është shndërruar në kërcënimin më të madh deri tani për kontrollin e presidentit serb mbi pushtetin.
Në katër muajt që nga tragjedia ku humbën jetën 15 persona kur një çati u shemb në një stacion treni të rinovuar në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i Serbisë, demonstratat masive kanë vijuar.
Shumë serbë e kanë lidhur tragjedinë me korrupsionin dhe me dekadën e presidentit Aleksandar Vuçiç në pushtet. Mësues, fermerë dhe punëtorë të tjerë janë bashkuar në protestat që filluan me një bllokim të klasave në universitetet shtetërore në dhjetor.
Qindra studentë marshuan, vrapuan ose kaluan me biçikleta drejt Nishit, duke vizituar qytete të ndryshme në rrugën e tyre dhe duke fituar mbështetje nga njerëzit që jetojnë jashtë qendrave urbane të vendit.