Aktualitet

Vijon skandali me pesticidet

Vijon skandali i përdorimit të pesticideve në produktet bujqësore. Midis institucioneve ka mospërputhje vlerësimesh. Ndërsa Ministria e Bujqësisë tha se “Silikon miks” nuk është pesticid por pleh, AKU nga ana tjetër pohon të kundërtën. Top Channel siguroi dokumentet e një inspektimi që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë në muajin tetor të 2017 në Durrës, nga ku më pas bllokoi edhe shitjen e një sasie prej 4600 litra Silikon miks. Mendohet se ai është shumë i dëmshëm për shëndetin tonë.