Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar Korado Goga, punonjës i skuadrës që pastojnë Tiranën. Nëse nuk e dinit, Korado është bërë viral me videot gazmore në rrjetin e tij social TikTok.
Si lindi dëshira për t’u bërë pjesë e TikTok?
Kam dëgjuar që fiton lek, shikoja që bënin video me makina të shtrenjta thash ne nuk kemi këtë mundësi kemi këtë tjetrën.(qesh) Nuk ma merrte mendja të bëhesha i famshëm, por ja që ndodhi. Unë jam Korado Goga, jam nga Elbasani, i martuar me 3 fëmijë. Kam një grua që më respekton. Jeta ime është monotone me halle, probleme, sfida, është gjithmonë e komplikuar, nuk kam një gëzim në jetën reale, kam shumë vështirësi por mundohem ta kalojë me relaksin tim që mos t’i lë vend halleve. Unë punoj gjithmonë turni i natës dhe kam sfidë me gjumin, hasesh me lloj lloj personash. Para dy ditësh erdhi afër nesh një person, kishte një cigare e hodhi brenda tek makina, nuk kishim çfarë t’i bënim se ne nuk jemi për sherr. Unë vi në Tiranë vetëm në raste emergjente kur ka shumë ngarkesë. Në Elbasan kam gjithçka aty, është vendi im, punoj dhe jetoj. Rrethi shoqëror që unë kam jemi të barabartë dhe nuk jam hasur me paragjykime. Goca e madhe është e lidhur pas meje dhe kam publikuar dhe një këngë me të, ka qejf të futet në videon e mia por nuk kam shumë dëshirë ta publikoj.
Me çfarë problemesh hasen kolegët e Korados dhe si e ka marrëdhënien me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn?
Unë jetoj në Elbasan, pastroj dhe punoj aty. Kolegët e mi janë me më shumë halle se mua, por e kalojmë situatën me gallata, shaka, kështu që kalohet nata por prap kthejmë kokën tek hallet. Njëri ka marrë vesh që jam bërë pak si VIP(qesh) dhe më tha: ‘Mir vet por tani po na nxjerrë edhe ne’. Unë filloj ia marr këngës të cilat i krijoj vet dhe fillojnë dhe ata. Ishte diçka e madhe të takoja lali Erin, nuk e prisja. Pata një pritje të veçantë, të ngrohtë sikur njiheshim prej kohës. Stafi i tij më dha ngrohtësi maksimale që mos të ndihesha i ulur, por si VIP(qesh).
@gogakorado