Një burrë nga Londra bëri një turne në qytetin e tij të lindjes dhe theu një rekord botëror Guinness duke vizituar 42 muze në 24 orë. Ben Melham, 42 vjeç, tha se fëmijët e tij, Matilde dhe Henrik, e frymëzuan atë të provonte rekordin për muzetë më të vizituar në 24 orë. “Ky rekord filloi si një bisedë me fëmijët e mi, se sa e vështirë mund të ishte të thyesh një rekord botëror ndërsa ne po lexonim librin e tyre të rekordeve botërore Guinness së bashku”-i tha ai Guinness World Records. Fëmijët e Melham iu bashkuan atij në disa nga vizitat e tij në muze gjatë përpjekjes së tij. Ai tha se Londra është një qytet ideal për një projekt të tillë.