Live From Tirana Tech

Të jetuarit në epokën e teknologjisë, sa të sigurta janë të dhënat tona personale e të tjera si këto/Mateo Velo i thotë të gjitha në TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio Mateo Velo, YouTube-eri dhe i aspasionuari pas teknologjisë për të na folur më shumë rreth asaj se sa të sigurta janë të dhënat tona personale ditët e sotme. Fillimisht si ka lindur marrëdhënia me teknologjinë për Mateon?

Më detyruan të shkoja në shkollë për teknologji dhe pasi mbarova 3 vite shkollë u afeksionova. Nëse mbaron këtë shkollë, ia del dhe pagat janë shumë të mira por fatkeqësisht unë nuk e ndoqa këtë rrugë sepse vazhdova si i vetëpunësuar me YouTube, videograf, fotograf. Nuk jam një haker, nuk u bëra dot aq i aftë, i di mënyrat por nuk e praktikoj si fushë.(Qesh)

A mund të vjedhësh të dhëna nga WhatsApp?

WhatsApp edhe pse duket se është i sigurt të dhënat e tua mund të vidhen dhe të përdoren, është e sigurt. Për aplikacionin që na vodhi të dhënat e që quhet ‘Brata’ nuk ka nisur tani si virus, ka nisur që në 2019 dhe kohët e fundit kishte targetuar Italinë sepse ata nuk marrin vesh nga teknologjia dhe kanë para. Se si e bën është e thjeshtë, përdor phishing, ai të dërgon një mesazh ty, ti e hap, e shkarkon, fut të dhënat e kartës bankare, nëse je i moshuar e bën. Mund të të thonë që do të japim kaq miliona lekë, ti fut të dhënat, të zbrazin llogarinë, të fshin edhe të gjithë gjërat nga telefoni.

A ka pasur raste që janë hakëruar gjëra në media?

Lloji i phishing hacking është 91% e tregut. Çdo gjë që është falas je ti peshku vet dhe nëse çdo rrjet social është falas, je ti produkti me të dhënat e tua, çfarë han, çfarë pin dhe ku shkon.

Disa nga adresat që konsumatori që hyn online dhe nuk ia ka idenë duhet të ketë kujdes?

Zakonisht nëse është adresë ose website është te ajo ‘Security’ që del lart, nëse nuk është jeshil nuk është i sigurt, por edhe nëse është varet çfarë reklamash dalin, nëse dalin reklama skandaloze nuk është e sigurt. Çdo aplikacion që hidhet në ‘Play Store’ apo aplikacionet që i shkarkon me ‘apk’. Këta përdorin një sistem hakimi trojan, ty të duket normal kur e shkarkon por brenda atij aplikacioni të del një njoftim një ditë të bukur, ti i plotëson të dhënat dhe mund të te vjedhi të gjitha të dhenat. Të kryejnë punë por kanë edhe virusin brenda.

Si të marrësh aplikacione me pagesë falas?

Për Iphonet janë me virusin brenda. I ndodhi një të afërmit tim, donte të shkarkonte një aplikacion për të scheduluar postimet e Instagramit. Instagrami nxorri një njoftim para një viti që nuk do të ketë asnjë aplikacion për të scheduluar, kjo e shkarkoi se ishte falas dhe pas 2 orësh Instagrami i saj u vodh dhe mir që nuk kishte kartë krediti brenda se nëse do të kishte do ia vidhnin direkt. E panë që nuk kishte ndonjë Instagram kushedi dhe ia kthyen.

QR Code, (kodi i skanimit) sa të sigurta janë?

Përdoren rëndom edhe nëpër restorante, e vendos aty dhe të del menuja, nuk janë të sigurta sepse të çojnë në një website që mund të jenë pa atë drynin lart. Marrim një shembull. Në kafenenë aty poshtë QR Code është hakuar dhe ti ulesh aty, i fut skanim QR Code, fut të dhënat, ata të kërkojnë adresë emaili, ti e vendos dhe ja se si iku i gjithë telefoni yt.

Si mund të ruhemi nga kërcënimet e të dhënave tona personale?

Nuk duhet të fusim karta bankare në telefona, duhet të kemi një kartë veçmas vetëm për blerje online. Të kemi njohuri se çfarë janë viruset që nëse na del para të dimë çfarë të bëjmë. Duhet të informohemi, bëni kujdes me çfarë klikoni.