Aktualitet

Vlahutin: Në Shqipëri nuk do të ndërtohet asnjë kamp refugjatësh

Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin përgënjeshtroi raportimet mediatike se në Shqipëri do të ndërtohet një kamp refugjatësh. Nga Berati ajo tha se nuk është e vërtetë.”Ajo për të cilën është folur është ngritja e një qendre studimore, por nuk ka asnjëlloj ideje për të pasur kamp”, deklaroi Vlahutin.