Aktualitet

Vlahutin: Në Shqipëri nuk ka kthim pas në Reformën në Drejtësi

Për BE-në, në Shqipëri nuk ka kthim pas në Reformën në Drejtësi. Qëndrimin e shprehu sot ambasadorja, Romana Vlahutin, e pranishme në prezantimin e  projektit “EURALIUS V”, për asistencë tekniko-ligjore në sistemin shqiptar të drejtësisë. Vlahutin tha se “Ndryshimi është i mundur, por kërkon kohë, ndaj bëri thirrje për durim, që të shihen rezultatet konkrete të Reformës.