Aktualitet

Vlahutin prezanton progres-raportin e KE-së

Këshilli Kombëtar i Integrimit diskutoi pas rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Mbledhja u drejtua nga demokrati Genc Pollo, edhe pse të hënën, Partia Demokratike vendosi që deputetët e saj të mos marrin pjesë këtë javë në mbledhjet e komisioneve kuvendore.  E pranishme ishte dhe Romana Vlahutin. Ambasadorja e BE-së në Tiranë tha se “Në thelb, progres-raporti shpreh opinionin e shërbimeve të Komisionit Europian, se Shqipëria ka arritur në fazën e çeljes së negociatave”. “Por e përsëris se të gjitha përpjekjet për reforma duhet të ruhen e të thellohen. Komisioni mendon se vendi është gati e në qershor do të mësojë vendimin e vendeve anëtare të Unionit”, – theksoi Vlahutin.