Aktualitet

Vlorë, bllokohet anija me turistë

Një anije u bllokua sot në afërsi të Lungomares në Vlorë. Bëhet fjalë për një Velierë, brenda të cilës udhëtonin turistë të huaj. Mësohet se kapiteneria e Vlorës ka nisur operacionin për nxjerrjen e anijes, e cila ka ngecur 30 metra larg bregut, ndërsa shkak ka qenë era e fortë. Në ndihmë të anijes shkoi edhe një tjetër mjet lundrues, i cili përfundoi i dëmtuar.