Aktualitet

Vlorë, dënohet me 24 vjet burg Blendo Alikaj, tentoi të vriste tre persona

Gjykata e Vlorës dënoi me 24 vjet burg Blendo Alikajn, i akuzuar për vrasje me dashje, e mbetur në tentative, ndaj tre personave në një lokal të qytetit të Vlorës në janar të 2017-ës. Gjyqtari Skënder Halucaj dha dënimin duke e shpallur fajtor për vrasje me dashje në rrethana cilësuese ngelur në tentativë, dhe armëbajtje pa leje. Vuajtja e dënimit do të kryhet në një nga institucionet e sigurisë së lartë.