Dy aksione anti-Kannabis të Policisë së Vlorës, çuan në tre të arrestuar. Në fshatin Oshtimë u prangosën Abedin e Lejli Jonuzi, ndërsa u shpall në kërkim një person. Pas informatave në rrugë operative, në banesat e tyre u gjetën 132 kg Cannabis Sativa, si dhe sasi të konsiderueshme farash, fidanësh e bimësh narkotike. Në një tjetër operacion, blutë arrestuan në flagrancë shtetasin Artur Aliaj, banues në Vlorë. Në fshatin Lapardha, kishte kultivuar 55 bimë Cannabis, në një sipërfaqe toke në pyll.