Në Vlorë, një makinë në ecje u përfshi sot nga flakët në autostradë, pranë Urës së Mifolit. Drejtuesi i automjetit tip “Fiat Punto” shpëtoi pa lëndime, pasi arriti të dalë me shpejtësi, sapo konstatoi zjarrin. Paraprakisht, dyshohet se shkak i flakëve ishte një shkëndijë elektrike.