Dy automjete u shkrumbuan gjatë natës në Vlorë. Ngjarja u shënua në fshatin Llakatund, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Bushajve’, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e djegies së dy makinave. Nga informacionet paraprake të policisë dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.