Aktualitet

“Vota jonë plumb për armikun…”/Qytetarja në Tropojë rrezikon jetën për të votuar bën sakrificë mbi urën e dëmtuar!

“Vota jonë plumb për armikun e për katund të fikun,”- kështu shkruan një qytetar në llogarinë e tij në Facebook, teksa ilustron me foto vështirësitë e të kthyerit në shtëpi, pas dhënies së votës në qendrën e votimit.  Kujtim Margjeka, banues në fshatin Bujan të Tropojës, pasi shkoi për të votuar ditën e sotme, ndau me ndjekësit e tij foton e urës së shkatërruar ku ai dhe bashkëshortja e tij duhet të rrezikojnë jetën për të kaluar, për t’u kthyer në shtëpi.

Sipas tij, ura dhe kjo lagje kanë vite që nuk ndryshojnë. Në këtë ditë zgjedhjesh, qytetari e adreson këtë problematikë si një çështje që duhet zgjidhur menjëherë, duke u përpjekur të tërheqë edhe vëmendjen e drejtuesve që po garojnë.  Siç duket në foton e mësipërme, zonja kalon mbi urën e dëmtuar, ndërsa poshtë saj rrjedha e lumit duket e rrezikshme për të ndërmarrë një veprim të tillë.