Aktualitet

Vrasësi i gjykatëses Hafizi do të gjykohet nga Krimet e Rënda

Merr fund ping pongu i moskompetencës mes gjykatës së Tiranës dhe Krimeve të Rënda për çështjen e Fadil Kasemit, i akuzuar për vrasjen e ish bashkëshortës së tij, gjykatëses Fildes Havizi. Gjykata e Lartë përcaktoi Gjykatën për Krime të Rënda si kompetente për gjykimin e krimit. Pothuajse një vit më parë, Kasemi ekzekutoi me armë zjarri bashkëshorten e tij gjyqtare në një zonë të populluar të Tiranës.