Vrasja e bankierit Artan Santo një çështjeve më me ndjeshmëri në opinionin publik dhe një prej vrasjeve më të bujshme në Tiranë tashmë është në dorën e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, SPAK.
Prokuroria e Tiranës shpalli mos-kompetencë për hetimet.
7 vite më parë, ish-drejtori i “Credins Bank”, Artan Santo u ekzekutua në një atentat mafioz në ish-Bllok dhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë person të akuzuar. Dosja deri më tani ishte në Prokurorinë e Tiranës por së fundmi ajo ka kaluar në Prokurorinë e Posaçme
Santo u ekzekutua më 26 qershor të vitit 2014. Sapo ai zbriti nga makina për t’iu drejtuar zyrës në selinë qendrore të bankës që drejtonte, dy persona më motor ju afruan dhe e qëlluan për vdekje.
Kjo është konsideruar si një prej ngjarjeve më të rënda të 30 viteve tranzicion në vend.