Bota

Vrasja e gjeneralit rus, arrestohet autori i dyshuar, TASS: Është agjent i shërbimeve speciale ukrainase!

Autoritetet ruse kanë arrestuar një person të përshkruar si “agjent i shërbimeve speciale ukrainase” në lidhje me një shpërthim makine që vrau gjeneralin rus Yaroslav Moskalik të premten, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë publikoi një video të arrestimit të burrit dhe pretendoi se ai kishte blerë makinën që shpërtheu në Balashikha, më pak se 20 milje në lindje të Moskës, raportoi TASS.

FSB e akuzoi atë për vendosjen e pajisjes shpërthyese, por tha se ajo u shpërthye nga Ukraina, sipas TASS.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova e ka quajtur vrasjen e gjeneralit Jaroslav Moskalik si një akt terrori.

 “Çështja kryesore është ndalimi i konfliktit në zemër të Evropës dhe botës. Ne shohim kaq shumë viktima çdo ditë. Edhe sot, një pjesëtar i ushtrisë ruse u vra si rezultat i një sulmi terrorist në Moskë”, ka thënë Zakharova sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tass.