Bota

Akuzat për helmimin e Navalnyt, Rusia: Vendet europiane të paraqesin prova konkrete

Rusia kërkon që vendet europiane të cilat e akuzuan për helmimin e Alexei Navalny, Alexei Navalny, me një toksinë bretkose, të japin të dhëna konkrete për të mbështetur pretendimin e tyre.

Kështu u shpreh të mërkurën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, shkruan Reuters.

“”Ne kërkojmë që ata të dorëzojnë të dhëna konkrete mbi këtë çështje”, tha Zakharova ndër të tjera.

Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Suedia dhe Holanda thanë përmes një deklarate se analizat e mostrave nga trupi i Navalny kishin konfirmuar praninë e epibatidinës, një toksinë që gjendet në bretkosat helmuese në Amerikën e Jugut dhe që nuk gjendet natyrshëm në Rusi.

Navalny ishte një aktivist i shquar kundër korrupsionit dhe politikani më i spikatur opozitar në Rusi për më shumë se një dekadë.

Në kohën e vdekjes së tij në një burg në veri të Artikut, Navalny po vuante një dënim prej 19 vjetësh burgim nën akuza për ekstremizëm, që ai dhe mbështetësit e tij kanë thënë se ishin të motivuara politikisht dhe ishin hakmarrje për aktivitetin e tij kundër Kremlinit.

Ai ishte në burg që nga janari i vitit 2021, kur u arrestua pasi u kthye në Rusi pas shërimit në Gjermani nga një helmim me agjent nervor, të cilin ai e përshkroi si një tentim-vrasje të sponsorizuar nga shteti, të kryer nga agjentët rusë të sigurisë dhe të miratuar nga Putini.