Prokuroria kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “Detyrim paraqitje” në “Arrest me Burg” për Eugen Bitrajn, një nga 4 të akuzuarit për vrasjen e 22 vjeçarit Marvin Mihali. Pak ditë me parë gjykata u ndryshoi masën e sigurisë edhe Kridens dhe Marsel Allës. Procedurat pasuan denoncimin që bënë fëmiljarët e viktimës pas lirimit të tre të akuzuarve në masën detyrim paraqitje. Familjarët paraqitën pamje filmike të kamerave të sigurisë që kishin fokusuar ngjarjen ku shfaqeshin të katër të akuzuarit që dhunonin dhe godisnin me thikë Marvi Mihalin.