Gjykata e Tiranës iu ndryshoi masën e sigurisë, 2 prej 4 të akuzuarve për vrasjen e 22-vjeçarit Marvi Mihali, rreth një vit më parë, për një karikues telefoni. Me kërkesë të Prokurorisë, pas padisë së prindërve të viktimës, rikthehen në qeli Marsel e Kridens Alla, për të cilët nga “Detyrim paraqitjeje” u vendos “Arrest me burg”, ndërsa për Eugen Bitrajn u la në fuqi “Detyrim paraqitjeje”. Ndërkaq, i akuzuari kryesor është Devi Bitraj, për të cilin që në fillim është vendosur “Arrest me burg”.